Transportuesit e autobusëve mohojnë akuzat: Vetëm një mendje e sëmurë mund të gënjej kështu!

TË FUNDIT

Transportuesit privatë të autobusëve hedhin poshtë akuzat e kryetares së Shkupit, Danella Arsovka. Thonë se këto pohime janë të pavërteta. Udhëheqësit e dy kompanive “Makekspre” dhe “Slloboda prevoz” thonë se Arsovka do që të përçajë të punësuarit e revoltuar në përpjekje për të hedhur fajin e keq menaxhimit diku tjetër. Lenin Jovanovski tha se opinioni duhet t’i dijë arsyet e vërteta të shfaqjes së kaosit në komunikacion. Nuk kemi asnjë qasje në mjetet e biletave të shitura, sipas sistemit që funksionon prej vitesh kjo është kompetencë e Ndërmarrjes për Qarkullim Publik e cila është në kuadër të Qytetit të Shkupit. Nëse ata për një vit pune nuk kanë arritur të kuptojnë këtë që e dëshmon Kryetarja e Shkupit, janë vetëm fjalë të kota dhe shpifje, për të cilat mendoj se duhet të bartë përgjegjësi, tha Jovanovski.

“Slloboda prevoz” prej kur është sjell sistemi dhe po ashtu asnjëherë më parë, asnjëherë nuk ka shitur bileta për punë. Pas këtij sistemi, biletat që janë blerë dhe shfrytëzuar, që nga blerja e deri te shitja e tyre dhe mbledhja e parave, janë kompetencë vetëm e NQP-së. Asnjë autobus, asnjë transportues privat nuk shet bileta në autobusin e tij në asnjë formë.”- Lenin jovanovski – “Slloboda prevoz”.

error: Content is protected !!