Transportonte emigrantë të paligjshëm dhe nuk i bindet urdhrit të policisë, arrestohet shkupjani

TË FUNDIT

Sot (02.06.2023) në ora 12:30 në kryqëzimin Demir Kapi, një shërbim patrullimi nga stacioni policor i mbikëqyrjes kufitare i ka dhënë shenjë ndalimi automjetit të pasagjerëve “Alfa Romeo” me targa të Shkupit, automjeti nuk është ndalur por ka vazhduar me shpejtësi në drejtim të Negotinës. Pas veprimeve të ndërmarra nga ana e policisë në orën 12:50 në kryqëzimin e Negotinës, vetura është ndalur nga një tjetër shërbim patrullues së Stacionit Policor dhe në të janë gjetur 2 emigrantë nga Siria. A.N. nga Shkupi, i cili drejtonte veturën është arrestuar, ndërsa është njoftuar Prokurori Publik dhe pas dokumentimit të plotë do të dorëzohet parashtresa përkatëse, ndërsa emigrantët e paligjshëm do të transferohen në qendrën e emigrantëve.