Kryetari i Lidhjes Demokratik, Pavle Trajanov sonte në emisionin “Click Plus” në TV21 tha se nuk i pëlqen që kryeministri Dimitar Kovaçevski i ndan qytetarët.
Ai tha se nuk beson se ka njeri që është kundër anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Është absolutisht e papërgjegjshme, e papranueshme, madje e rrezikshme të ndash qytetarët dhe partitë që disa janë për Bashkimin Evropian dhe të tjerët jo. Është një ndarje e rrezikshme, nuk e mbështes, është e papranueshme retorika e promovuar nga kryeministri dhe ministrat e tjerë”, thotë Trajanov.