Trajanov: Nuk kam asgjë kundër që bullgarët të futen në Kushtetutë

TË FUNDIT


Kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, sonte nga studio e TV21 tha se nuk ka asgjë kundër hyrjes së bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë.

Por, sipas tij, pyetja është nëse duhet të lejojmë kushte për këtë.

“Personalisht, absolutisht nuk kam asnjë kundërshtim që bullgarët të hyjnë në Kushtetutë, nuk jam kundër, edhe kjo do të thotë që nuk duhet ta relativizojmë, tani nuk diskutohet që të futen kroatët, nuk diskutohet që malazezët të futen, nuk e di qe dikush po inicon nese maqedonasit jane myslimane apo boshnjake, hebrenj etj. Absolutisht nuk kontestohet, nuk ka polemika, nuk ka opozitë, po flasim tani nëse si shtet duhet të pranojmë me ultimatum, kushtëzimin nga Bullgaria apo duhet të përpiqemi ta zgjidhim atë proces, por me qëndrime të qarta”, tha Trajanov.

error: Content is protected !!