Trajanov: Do të kërkojmë t’i shohim të dyja propozimet

TË FUNDIT

Kryetarët e partive që janë pjesë e koalicionit qeveritar sot para mbledhjes në Qeveri deklaruan se presin që kryeministri Dimitar Kovaçevski t’i informojë për propozimin francez me të cilin do të heqej vetoja për hyrjen e vendit në BE.

Kryetari i Lidhjes Demokratik Pavle Trajanov shprehet se e para dhe më e rëndësishmja është ajo që as propozimin e parë, e as të dytin nuk e kanë marrë si partnerë koalicioni dhe se nuk mund të ndërtojnë qëndrim për të parin në bazë të asaj që e publikuan mediat në Bullgari dhe këtu te ne.

“Fillimisht, do të kërkoj atë që është më e rëndësishmja të na sigurohet propozimi, të kemi kohë ta shqyrtojmë, të bëjmë një analizë serioze, të konsultohemi me ekspertë dhe më pas të ndërtojmë qëndrimin tonë. Sidoqoftë do të insistojmë që të na dorëzohen edhe propozimi i parë edhe ai i dytë dhe do të kërkojmë nga Qeveria, nga Ministrinë e Jashtme në formë të shkruar se cili është thelbi i propozimit të ri dhe të ndryshuar”, deklaroi Trajanovi.

Sipas informacioneve që vijnë nga Bullgaria, theksoi Trajanov, “ata pretendojnë se nuk ka kurrfarë ndryshimesh substanciale”.

“Por duhet ta shohim. Për më tepër, do të insistoj që të ketë debat të gjerë. Mes tjerash, ja, mediat, ju ta hapni këtë diskutim, sektori joqeveritar, ekspertët, partitë politike të diskutojnë në Kuvend dhe Parlamenti, nëse ndërton qëndrim unik, ai të shkojë për kontroll te qytetarët. Pra, ne do të insistojmë që të deklarohen qytetarët. Kështu, shikuar përgjithësisht, ka konsensus politik dhe qytetar për integrimin evropian, gjë që nuk është e diskutueshme, ky është interesi strategjik kombëtar i të gjithëve në vend që të bëhemi anëtare e BE-së sa më shpejt të jetë e mundur, por nënkuptohet pa rrezikuar identitetin tonë kombëtar”, tha kryetari i LD-së.

Insistojmë, theksoi ai, që në kornizën e bisedimeve të ketë një dispozitë të qartë se gjuha maqedonase është një nga gjuhët që do të përdoret në kuadër të BE-së. Rreth ndryshimeve kushtetuese, Trajanovi tha se do të kërkojnë që ato të jenë në baza reciproke dhe se insistojnë që edhe maqedonasit  të njihen, përkatësisht të drejtat e tyre sipas vendimeve të Strasburgut.

“Tani nuk mund të them qëndrim përfundimtar meqë, ashtu siç edhe ju nuk mund të ndërtoni, askush nuk mundet në shtet përveç kreut të shtetit meqë nuk e kemi parë propozimin. Ato qëndrimet që i thashë këtu unë do t’i prezantoj gjithashtu edhe këtu dhe një gjë tjetër që do të insistoj nëse janë ministrat këtu, ministrat që duan të jenë ministra evropianë nuk mund të kërcënojnë se ka sulme hibride, se me ndjekje penale do t’i pastrojnë, mendoj sese kjo nuk është karakteristikë për një ministër të integrimeve evropiane, aq më pak për një ministër të punëve të jashtme”, tha Trajanovi.