Kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, sonte në emisionin “Click Plus” në TV21 tha se aleanca e paralajmëruar me Bashkimin Evropian të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, është vetëm një trillim.
“Ndryshimet kushtetuese janë të lidhura me integrimin evropian, tani zoti Ahmeti do të bëjë aleancë, front etj, për BE-në… Lërini ato plaçka. Duhet të bisedojmë me të gjitha partitë parlamentare dhe joparlamentare”, tha Trajanov.