“Thithës të popullit” u thotë Apasievi deputetëve që shpenzuan mijëra euro për rrugë

TË FUNDIT

Deputeti i “E majta”, Dimitar Apasiev ka njoftuar se gjatë muajit mars do të dorëzojnë propozim ligj për shpenzimet rrugore të deputetëve.

Nëpërmjet një shkrimi në profilin e tij në “Facebook”, Apasiev tregon se ekipi ligjor i partisë tashmë është në fazën përfundimtare të përgatitjes së propozim-ligjit.

“Ekipi juridik i “E matja” është në fazën përfundimtare me përgatitjen e propozim-ligjit për uljen e shpenzimeve rrugore për deputetët dhe i njëjti, gjatë muajit mars do të lëshohet në procedurë kuvendore”, tha Apasiev, transmeton TV21.

Ndërkaq ka vendosur hashtagun, “Thithës të pupullit”.

Ndryshimet ligjore me qëllim uljen e shpenzimeve rrugore është pas premtuar edhe nga shumica parlamentare, por deri tani asnjë iniciativë konkrete në këtë drejtim./TV21

TË NGJAJSHME