Kryetari i Kuvendit, Jovan Mitreski ka caktuar seancë në të cilën do të diskutohet pr/ligji i MPB-së për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Siguri në Komunikacionin Rrugor, përcjell TV21. Ky propozim erdhi pasi prej mesnate, sipas dispozitave aktuale ligjore, nuk do të vlejnë patentë shoferët me emrin e vjetër të shtetit, Republika e Maqedonisë.
“Ju njoftoj se kryetari Mitreski seancën në të cilën do të shqyrtohet propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Siguri në Komunikacionin Rrugor për sot me procedurë të shkurtuar, e ka caktuar për sot me fillim nga ora 15:00”, njoftojnë nga Kuvendi.