Themeluesi i Uikiliks, Xhulijan Asanzh arrestohet në Ambasadën e Ekuadorit në Londër

Skotland Jard kumtoi se  ka qenë i ftuar në Ambasadë nga ana e  ambasadorit të Ekuadorit, prejse vendi i tij  e ka  ndërprerë azilin e Asanzhit. Ai do të mbetet  në paraburgim  në stacionin policor qendror  në Londër, derisa  të paraqitet në gjykatën e Uestminster “sa më shpejtë që është e mundur”, shtohet në kumtesë

Presidenti i Ekuadorit, Lenin Moreno deklaroi se e ka ndërprerë azilin e Asanzhit për shkak të  shkeljeve të tij të përhershme  të konventave ndërkombëtare.

Uikiliks në Tuiter sqaroi se Ekuadori ilegalisht  ka vepruar  gjatë heqjes së azilit politik të Asanzhit “dhe e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare”. Sekretari i Punëve të Jashtme Xheremi Hant i’u falënderua Qeverisë së Ekuadorit  për bashkëpunimin në lidhje me arrestimin. Hant në Tuiter shkruajti se Asanzh nuk është “hero” dhe se “askush nuk është  mbi ligjin”.

Ministri i Punëve të Brendshme Saxhid Xhavid në Tuiter konfirmoi se Asanzh tani është në paraburgim  policor dhe përballet me drejtësinë në Britani të Madhe. Asanzh (47) refuzoi  ta braktisë Ambasadën, duke pohuar se  do të ekstradohet në SHBA për përgjim në lidhje me aktivitetet e Uikiliks.

Ministri i Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, Alan Dankan, tha se arrestimi  ka vijuar pas “dialogut të gjërë” mes Britanisë së Madhe dhe Ekuadorit./MIA