Thaçi: Vetëm investimi që ka bërë PDSH në Tetovë me nënkalimin në hyrje të qytetit është i barabartë me 18 vjet investime të BDI-së

TË FUNDIT

Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, i ftuar sonte në emisionin Click Plus në TV21 duke folur për investimet kapitale mes qeverive të ndryshme nga partitë shqiptare tha se vetëm me investimin që ka PDSH-ja në hyrje të Tetovës është i barbartë sa për 18 vjet investime kapitale që ka bërë BDI-ja në këtë zonë.

“Kryeshefi i Policisë në Tetovë është shqiptar, drejtori i Spitalit shqiptar, e kështu me radhë. Investimet ekonomike apo të strukturës në kohën e PDSH-së duke filluar prej Çairit deri në Tetovë kanë qenë marramendëse. Ka pasur një hekurudhë aty kur futeshe në Tetovë që i lëshonin rampat nga 7-8 në ditë ku qyteti bllokoheshe për 8 herë në ditë nga 15 minuta. Vetëm nënkalimi i bërë për këtë hekurudhë ka qenë sa të gjitha investimet të bëra për 18 nga qeverisja e BDI-së.”- tha Thaçi.