Thaçi: Propozimi francez më i keqi që nga koha e Gligorovit, i ardhshmi do të jetë edhe më i keq!

TË FUNDIT

Kreu i PDSH-së i ftuar në emisionin Click Plus në TV 21, foli edhe për “propozimin francez” ku e quajti atë si më të keqin të propozuar ndonjëherë deri më tani, por sipas tij, nëse do të ketë ndonjë tjetër do të jetë edhe më i keq. Thaçi përmendi se gjatë qeverisjes së tij me VMRO-DPMNE-në, në 2008, ka pasur një propozim që ka qenë 50 % më i mirë sesa ky aktuali.

“Nga Gligorovi deri më sot, ky është propozimi më i keq që i ka ardhur Maqedonisë, i ardhshmi do të jetë edhe më i keq. E kam fjalën te fenomeni për shkak të asaj që thashë më përpara: çdoherë është refuzuar kategorikisht çfarëdolloj propozimi që ka ardhur. Në 2008, kur ne kemi qenë në qeveri me VMRO-në, ka qenë 50 % më i mirë. Apeli im është se nuk ka shaka me ndërkombëtarët, se ne nuk kemi alternativë tjetër. Ne shqiptarët nuk ua kontestojmë as gjuhën dhe as identitetin. Çështja e gjuhës maqedonase nuk do të mbyllet këtu, do të vazhdojë gjatë e gjatë nëpër beteja.”- tha Thaçi.