Thaçi: Ndodhemi në një krizë ekonomike-energjetike, ndërkohë iu marrim vetëm kohë qytetarëve

TË FUNDIT

Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi i ftuar në Televizionin 21 duke folur për protestat e fundit dhe për qëndrueshmërinë e qeverisë, ai tha se kjo e fundit duket stabile, ku paritë e vogla e kanë pranuar propozimin francez. Ai akuzoi opozitën se ndërkohë që merrmi me protesta dhe rrëzimin e qeverisë, ndodhemi në një krizë energjetike dhe ekonomike, ndërkohë po iu marrim vetëm kohë qytetarëve.

“Atë ditë që ishim në mbledhjen e Qeverisë të gjithë i dhanë përkrahje këtij dokumenti. Nuk ka ndodhur asgjë, por çdo ditë duhet të ndeshemi me pengesa dhe standarde. Vetëm po u marrim kohë qytetarëve. Jemi në një krizë ekonomike, të krizës energjetike, nga do të orientohemi tani si shtet i vogël me kapacitet të limituara”- tha Thaçi.