Tezat jodemokratike dhe deklaratat populiste mund ta vështirësojnë fillimin e negociatave me BE-në, paralajmëron Këshilli i ambasadorëve

Must Read

Supremja konfirmoi dënimet me burg për Gruevskin, Popovskin dhe Jankullovskën

Gjykata Supreme ka hedhur poshtë ankesat e parashtruara nga të dënuarit në rastin “Tanku”, Nikolla Gruesvki, Gordana...

Janë sanksionuar 513 shoferë në Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrolle të intensifikuara në fushën e...

Henkok: Po përkeqësohet situata në Britani të Madhe, karantina opsioni i fundit

Ministri britanik i Shëndetësisë, Met Henkok deklaroi se është duke u përkeqësuar situata në vend dhe se...
- Advertisement -

Këshilli i ambasadorëve është kundër paraqitjeve të disa krerëve partiakë me deklarata dhe kushte populiste në prag të bisedimeve zyrtare për qeverinë e ardhme të koalicionit dhe paralajmëron se tezat jodemokratike sërish mund t’i ngadalësojnë proceset dhe ta vështirësojnë fillimin e negociatave me BE-në.

Në kumtesë në prag të procesit të formimit të qeverisë së koalicionit, Këshilli i ambasadorëve i sugjeron qeverisë së ardhshme që me vëmendje të madhe t’i analizojë vërejtjet e OSBE-ODIHR-së të paraqitura në qëndrimin e përbashkët të Përfaqësuesit të lartë  për punë të jashtme të Unionit, Zhozep Borel dhe Komisarit për zgjerim të Unionit, Varheji dhe me kohë t’i përkushtohet përpilimit të rregullativës së re ligjore në të cilën do të sendërtohen të gjitha vërejtjet të cilat do të mundësojnë organizim të drejtë dhe demokratik të zgjedhjeve të ardhshme lokale.

- Advertisement -

Këshilli i ambasadorëve, gjithashtu, flet për periudhën e ardhshme në të cilën vendi do të përballet me probleme shumë serioze në planin ekonomik-financiar që së bashku me situatën shëndetësore janë pika kyçe për të ardhmen tonë të afërt.

Këshilli i ambasadorëve, thekson se me vëmendje të madhe i ka ndjekur zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën në moment specifik të pandemisë.

- Advertisement -

“Aktivitetet e KSHZ-së duhej të ishin realizuar në mënyrë shumë më bashkëkohore me ç’rast Këshilli konsideron se është e domosdoshme të ndriçohet rasti me sulmin kibernetik dhe mënyrën e marrëveshjes në katër sy dhe pa tender gjatë blerjes së sistemeve softuerike nga të gjitha normat ligjore”, bëhet me dije në kumtesën e Këshillit të ambasadorëve.

Respektimi i protokolleve shëndetësore dhe rregullave të tjera për një ngjarje të këtillë të rëndësishme kur qytetarët vendosin me votën e tyre për të ardhmen e vet, thuhet në kumtesë, e tregon pjekurinë e atyre që dolën të votojnë.

- Advertisement -

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut në tre vitet e fundit u zbatuan reformat fillestare dhe të shumëpritura të cilat sollën zgjidhje historike posaçërisht në planin ndërkombëtar, posaçërisht në marrëdhëniet me vendet e fqinjësisë së afërt. Me këta hapa kyç, ceket në kumtesën nga Këshilli i ambasadorëve, definitivisht u konfirmuan perspektivat atlantike dhe evropiane të proklamuara në vitet e para pas pavarësisë

- Advertisement -

Supremja konfirmoi dënimet me burg për Gruevskin, Popovskin dhe Jankullovskën

Gjykata Supreme ka hedhur poshtë ankesat e parashtruara nga të dënuarit në rastin “Tanku”, Nikolla Gruesvki, Gordana Jankullovska dhe Gjoko Popovski dhe...

Janë sanksionuar 513 shoferë në Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrolle të intensifikuara në fushën e trafikut, me ç’rast gjithsej në...

Henkok: Po përkeqësohet situata në Britani të Madhe, karantina opsioni i fundit

Ministri britanik i Shëndetësisë, Met Henkok deklaroi se është duke u përkeqësuar situata në vend dhe se numri i pacientëve të hospitalizuar...

OBSH: Numri i të infektuarve në Evropë mbi kulmin që nga marsi

Rastet e reja javore me koronavirus në Evropë e ka tejkaluar numrin e të infektuarve nga piku që nga marsi, bëri të...

Mbi 30 milionë të infektuar me Covid-19 në botë

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në të gjithë botën ka kaluar 30 milionë, sipas shifrave nga Universiteti Johns Hopkins në...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -