Tetovari thotë se është mashtruar, gjatë këmbimit në denarë dikush ia dha dy kartëmonedha të falsifikuara nga 50 euro

TË FUNDIT

Një 49-vjeçar nga Zhelina e Tetovës thotë se në fund të muajit të kaluar është mashtruar nga një person, pasi i njëjti i ka dhënë dy kartëmonedha të falsifikuara nga 50 euro, në këmbim të denarëve, përcjell TV21.

“Dyzet e nëntëvjeçari S.I nga Zhelina e Tetovës, dje (20-nëntor) në ora 11:10 në SPB-Tetovë ka raportuar se më datë 29 të muajit të kaluar një person kishte hyrë në objektin e tij për shitje dhe kishte kërkuar që të shkëmbente në denarë dy kartëmonedha nga 50 euro, për të cilat më vonë është konstatuar se janë të falsifikuara. Kartëmonedhat janë marrë për ekspertizë”, thonë mes tjerash nga SPB-Tetovë.