Tetovari rrahu gjykatësin kryesor të ndeshjes së futbollit

TË FUNDIT

Në buletinin ditor të Ministrisë së Punëve të Brendshme, njoftohet për një rast të dhunës. Një 31-vjeçar nga Tetova, në një ndeshje të futbollit ka rrahur gjykatësin kryesor të ndeshjes.

“Më datë 26.03.2023, rreth orës 15.00, policët e SPB Tetovë kanë arrestuar A.T.(31) nga Piroku i Tetovës, i cili paraprakisht, në ndeshje të futbollit ka sulmuar fizikisht gjykatësin kryesor të ndeshjet, i pakënaqur nga vendimi i tij. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar dhe ndaj A.T. do të shqiptohet kallëzim përkatës”, qëndron në buletin, transmeton TV21.