Tetova hapi strehimore për qentë endacakë! Kasami: Edhe një problem i kamotshëm merr fund

TË FUNDIT

Nga Komuna e Tetovës thonë se sot i ka dhënë fund problemit me qentë endacakë, pasi në fshatin Ratajë zyrtarisht është hapur strehimorja për qentë endacakë, përcjell TV21. Kryetari i Tetovës Bilall Kasami tha se kjo strehimore ka 19 bokse. Sipas tij në këtë strehimore, qentë do të trajtohen për tu adaptuar, por edhe për tu lëshuar më pas në vendin ku janë kapur.

“Qentë do t’i nënshtrohen  trajtimit maksimal, kapjen, transportin për në spital, pritjen dhe ekzaminimin nga nja veteriner  i certifikuar, testin e nevojshëm ekzaminimin laboratorik, identifikimin dhe mbajtjen e shënimeve, sterilizimin dhe dredhjen, akomodimin dhe përkujdesjen pas intervenimit si dhe vaksinimin e duhur . Të gjithë qentë  në strehimore do të kenë kaluar një test socializmi. Pas këtij procesi çdo qen i kapur do të mund të adaptohet. Nëse nuk ka interes, kthimi i tyre bëhet nga ai vend që janë kapur. Për të mbrojtur shëndetin publik kafshët shumë të sëmura dhe të rrezikshme  do t’i nënshtrohen eutanazisë në përputhje me rregulloren ligjore. Në periudhën nga 14 qershori deri më 26 korrik janë kapur 16 qenë edhe të gjithë janë trajtuar me rrethanat.”,  tha Bilall Kasami – kryetar i Tetovës.