Tentoi t’i vë flakën shtëpisë së babait të tij, arrestohet 45-vjeçari

TË FUNDIT

Nga MPB bëjnë të ditur se gjatë ditë së djeshme kanë arrestuar një 45-vjeçar nga Demir Hisari, i cili ka demoluar shtëpinë e babait të tij, pastaj ka dashur që të shkaktojë zjarri.

“Me datë 04.02.2023 në ora 12:16, zyrtarët policorë të stacionit policor “Demir Hisar” kanë ndaluar N.G.(45) nga një fshat i Demirhisarit pasi paraprakisht ka dëmtuar një pjesë të shtëpisë së babait të tij në fshat me sende të mprehta, pas çka ai u përpoq që të ndezë një zjarr. Personi është ndaluar në stacion dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.