Tentoi të arratiset, arrestohet në Kosovë shtetasi i Maqedonisë

TË FUNDIT

Bashkëpunimi i qytetarëve me Policinë e Kosovës, ka mundësuar që sot rreth orës 19:30, policia në Fushë Kosovë, të arrestohet personin T.B mashkull, 28 vjeç, shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Sipas Policisë i dyshuari kishte shfrytëzuar pushimin e dhënë nga burgu për t’u arratisur.

“Personi në fjalë ishte në kërkim nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, pasi që dyshohet se duke shfrytëzuar një pushim (ditë të caktuara) , të dhënë nga burgu, ku ai po vuante dënimin, është arratisur dhe strehuar në Republikën e Kosovës. Aktualisht zyrtarët policor Fushë Kosovës, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me Njësitin për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe institucionet përkatëse, lidhur me procedimin e mëtejmë të personit të arrestuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

error: Content is protected !!