Tekstet shkollore shqipe ende rrugës për Luginë

TË FUNDIT

Pesë mijë tekste shkollore në gjuhën shqipe, të dërguara nga Kosova për nxënësit e Luginës së  Preshevës, tash e disa vjet po mbahen të konfiskuara nga Policia e Serbisë. Megjithëkëtë drejtuesit e  Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) premtojnë se nxënësit shqiptarë  të vitit 2015- 2016, të Luginës, do të mësojnë me tekste shqipe nga Kosova.

Këshilltari ministrit Arsim Bajrami, Adem Guri ka thënë se MASHT-i e ka proceduar kërkesën për tekstet shkollore të Luginës së Preshevës. “Sipas planit dinamik të MASHT-it, konsiderojmë se viti shkollor 2015-2016 Luginën e Preshevës do ta gjejë me tekste. Nuk mund të flas me shifra se sa ka qenë kërkesa, por ne do ta përmbushim këtë kërkesë”, ka thënë Guri.

Guri ka njoftuar se kërkesat kanë qenë për tekstet bazike si Abetarja dhe Libri i leximit /21MEDIA