Tateshi: Kompanitë farmaceutike prodhojnë ilaçe vetëm që të arrijnë profit

TË FUNDIT

Oftalmologu Bekim Tateshi ka qenë në Inside 21 ku ka folur për dukurinë e vjedhjes së pacientëve në Spitale dhe për korrupsionin në shëndetësinë publike, transmeton TV21.

Si një problematikë i sheh edhe kompanitë farmaceutike, të cilat sipas tij janë duke zhvilluar propagandë agresive vetëm që të zgjerojnë konsumin e ilaçeve ndër pacientë.

Ai thotë se prodhojnë ilaçe edhe për sëmundje kronike, vetëm që të arrijnë qëllim.

“Keni dëgjuar rast të jetë prodhuar ilaç për malarien. Jo, sepse ajo zhvillohet në Afrikë ku popullata është e varfër”, tha Tateshi.