Taravari takon ambasadorin e OSBE-së: Duhet rritur përpjekjet për të garantuar reforma të përshpejtuara

TË FUNDIT

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari priti Ambasadorin e ri të OSBE-së në vendin tonë, Kilian Wahl.

“I urova ambasadorit sukses në përmbushjen e prioriteteve të tij gjatë mandatit të sapofilluar dhe në emër të Aleancës për Shqiptarët e falënderova për bashkëpunimin e shkëlqyer deri më tani me Zyrën OSBE-së në Shkup, e cila ka luajtur një rol të rëndësishëm në vendin në fusha kyçe siç janë shteti i së drejtës, demokratizimi dhe të drejtat e njeriut”, theksoi Taravari.

Me Ambasadorin Wahl, siç qëndron në kumtesën e ASh-së, “në takim është biseduar për zhvillimet politike në vend dhe në Ballkanin Perëndimor, duke u dakorduar se duhet rritur përpjekjet për të garantuar stabilitet politik dhe reforma të përshpejtuara në kuadër të proceseve integruese evropiane, si e vetmja alternativë e vendit dhe rajonit”. 

Taravari ka shprehur gatishmërinë e tij për të thelluar bashkëpunimin e suksesshëm me misionin e OSBE-së, sidomos tani kur Maqedonia e Veriut kryeson me këtë organizatë, roli i së cilës është më se relevant në promovimin e sigurisë dhe demokracisë në këtë fazë delikate për kontinentin evropian.

error: Content is protected !!