Taravari: Puna jonë nuk është puna e Alternativës

TË FUNDIT

Para nisjes së bisedimeve për hyrje në ekzekutiv, kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari para godinës së Qeverisë u pyet nëse Alternativa është e gatshme të pranojë dhe të ndajë poste për ASH-në pas përfshirjes në koalicion, përcjell TV21. Taravari u përgjigj shkurt se nuk bisedohet vetëm me një parti por me të gjithë shumicën qeverisëse.

“Puna jonë nuk është puna e Alternativës, është e shumicës qeveritare. Ne tash i fillojmë negociatat me shumicën qeveritare, nuk flasim me një parti”, tha Taravari.