Taravari në zyrën e kryeministrit, Qeveria bën të ditura temat që janë biseduar

TË FUNDIT


Nga Qeveria kanë dërguar kumtesë pas takimit të kryeministrit Dimitar Kovaçevski me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, përcjell TV21. Nga kanë zbuluar një pjesë të temave që janë biseduar sot mes Taravarit dhe Kovaçevskit.

“Në fokus të bisedimeve mes Kryeministrit Kovaçevski dhe Taravari ishte lufta e padiskutueshme kundër korrupsionit në kuadër të proceseve reformuese që po ndodhin në vend, si dhe procesi i skriningut i cili deri më tani realizohet me sukses por edhe procesi për të sjell vendime dhe reforma që do të kontribuojnë në integrimin sa më të shpejtë të vendit në BE. Duke pasur parasysh harmonizimin programor dhe përkushtimin për arritjen e qëllimeve prioritare të shtetit, Kryeministri Kovaçevski dhe Taravari diskutuan dhe ranë dakord për rëndësinë e promovimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore, të cilat janë karakteristikë e politikës dhe diplomacisë maqedonase ndër vite, , me qëllimin përfundimtar – kohezionin e brendshëm dhe integrimin ndërkombëtar të Maqedonisë së Veriut, por edhe përparimin dhe zhvillimin e ardhshëm të shpejtë të shtetit. Gjithashtu, Kryeministri Kovacevski dhe Taravari diskutuan për trajtimin efikas të krizës energjetike dhe ekonomike, zhvillimin ekonomik si dhe miratimin e ligjeve reformuese që nënkuptojnë përmirësimin e funksionimit të shtetit si zgjidhje ligjore për kontrollin financiar publik, parandalimi i abuzimit me balancuesin, mbrojtja e kategorive të cenueshme të qytetarëve, si dhe ligji për Qeverinë, por edhe fuqizimi institucional i Byrosë së Zhvillimit Rajonal”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Qeverisë.