Taravari: LSDM është më mirë të shkojë e vetme në zgjedhje, pa parti shqiptare

TË FUNDIT

Një koalicion i LSDM-së me parti shqiptare, nën frymën evropiane do ta dëmtonte partinë në pushtet. Kështu vlerëson lideri i ASH-së, Arben Taravari në ClickPlus.

Sipas tij, këtë koalicion do ta shfrytëzonte partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE-ja duke zhvilluar fushatë të ndarë për votuesit maqedonas dhe shqiptarë.

“Me LSDM-në nuk them se nuk e kemi diskutuar. E kemi diskutuar, megjithatë mendoj se LSDM-ja është më mirë të shkojë e vetme. Këtë e kemi biseduar edhe me kryeministrin Kovaçevski. Nëse do të ishte një koalicion evropian, mendoj se kjo do ta dëmtonte LSDM-në dhe një argument plus që VMRO-ja të zhvillojë fushatë për votuesit shqiptarë dhe maqedonas”, tha Taravari.