Takimi i Ohrit, reagon presidenti i Shqipërisë: Garanci më shumë për paqen

TË FUNDIT

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përshëndetur dakordësimin e Kosovës dhe Serbisë për t’u angazhuar në zbatimin e marrëveshjes, në bazë të së cilës qëndron normalizimi i marrëdhënieve mes dy shteteve.

Ai thotë se ky dakordësimi është garanci e shtuar për paqe, stabilitet dhe të ardhmen e rajonit në familjen europiane. Kreu i shtetit thotë se beson se garantët e këtij procesi do të detyrojnë palët t’i zbatojnë ato.

Reagimi i presidentit Begaj:
Përshëndes arritjen në Ohër të Maqedonisë së Veriut të dakordësimit publik mes Kosovës dhe Serbisë dhe angazhimit për të zbatuar marrëveshjen bazë dhe të aneksit përkatës. Ky dakordësim është një garanci më shumë për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e rajonit në Bashkimin Evropian. Besimplotë se garantët e këtij dakordësimi do ta bëjnë atë të detyrueshme e të zbatueshme nga palët. Falenderoj Bashkimin Evropian për ndërmjetësimin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e fuqishme