Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, thotë se themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë do të ndodhë vetëm atëherë kur Serbia të heqë dorë nga mbështetja e strukturave paralele në veri.
Ajo njoftoi se Serbia nga tetori i vitit të kaluar ka rritur përkrahjen për strukturat paralele në veri dhe për këtë Qeveria e Kosovës ka njoftuar edhe Bashkimin Evropian, ka thënë Tahiri.
Për themelimin e Asociacionit palët janë pajtuar para dy vjetëve në Bruksel. Nga 15 pikat e kësaj Marrëveshjeje, 6 flasin vetëm për themelimin e Asociacionit që serbët e quajnë “Zajednica” (Bashkësi) e tashmë edhe emërtimi i saj është shndërruar nga Asociacioni në “Bashkësia e Komunave Serbe”. /21MEDIA
