Steinmeier: Askush s’mund të premtojë që Maqedonia do të anëtarësohet në BE deri në vitin 2030

TË FUNDIT

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier në Shkup tha se askush nuk mund të sigurojë që Maqedonia e Veriut mund të bëhet anëtare e BE-së deri në fund të vitit 2030, përcjell TV21. Steinmeier theksoi që me rëndësi është që kjo të vendoset si qëllim.

“A do të jetë viti 2030, duhet ta kuptoni që askush për momentin nuk mund ta thotë, as politikan nga Maqedonia e Veriut as nga Gjermania dhe as nga BE, askush nuk mund të premtojë, por duhet ta keni qëllim këtë”, tha mes tjerash Steinmeier./tv21.tv