Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se në takimin e sotëm me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët do të bisedohet rreth përcaktimeve politike dhe programore mbi mundësinë që ASH të futet në Qeveri, përcjell TV21.
“Do të bisedojmë sepse unë thash edhe ai tha se fillimisht do të flasim rreth përcaktimeve politike dhe programore mbi mundësinë për bashkëpunim në të ardhmen, kjo ka të bëjë edhe me integrimet evropiane të shtetit, sundimin e së drejtës, luftën kundër korrupsionit, rritjen e efikasitetit të Kuvendit”, tha mes tjerash Kovaçevski.
Kovaçevski gjithashtu bëri të ditur se sot do të mblidhet edhe ektekutivi i LSDM-së.
“LSDM gjithashtu ka mbledhje të rregullta të organeve ekzekutive, seancë të tillë do të ketë edhe sot dhe në të do të bisedohet për të gjitha çështjet aktuale në shtet”, tha Kovaçevski.