“Sot filloi ndërtimi i shkollës në Çashkë, pritet të përfundojë për dy muaj” – ministrja Janevska i përgjigjet deputetes Saliu

TË FUNDIT

Deputetja e VLEN, Imërlije Saliu Fetai ka pyetur në Kuvend për ndërtimin e shkollës në Banjicë dhe Oteshinë, me të cilën do të zgjidhet problemi i të mësuarit në gjuhën shqipe në Çashkë, transmeton TV21.

Pyetjes së saj i është përgjigjur ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska e cila bëri të ditur se sot ka filluar ndërtimi i shkollës dhe se duhet të përfundojë për 2 muaj.

“Problemi në Çashkë është i gjeneruar politikisht dhe problem artificial. Ka filluar procesi i ndërtimit të shkollës së re në fshatin Banjicë dhe në marrëveshje qëndron se ajo do të jetë shkollë modulare, kurse në fshatin Oteshinë do të ndërtohet shkollë qendrore, ku gjithashtu do të mësohet në gjuhën shqipe që të zgjidhet problemi nga klasa 6 deri në të 9-tën. Në modularen do të mësohet nga e para deri në të pestën, = Në këtë moment është vendosur platforma e betonit, është vendosur armatura dhe sot kam marrë fotografi ku shihet se ka filluar ndërtimi i shkollës. Sipas marrëveshjes presim që shkolla të përfundojë për 2 muaj”, tha Janevska.