Sonte kompletohen skuadrat gjysmëfinaliste në Champion League. Real Madridi luan ndaj Atletico Madridit, kurse Monaco e pret Juventusin.
Reali ka shumë mungesa ndaj rivalëve lokal si Bale, Marcelo, Modric e Benzema, por synim e kanë kualifikimin në fazën tjetër të kësaj gare. Loja e parë ka përfunduar pa fitues 0-0 dhe Reali është në rrugë të mirë.
Në ndeshjen tjetër francezët e Monacos janë të bindur së mund të befasojnë Juventusin, i cili e ka fituar ndeshjen e parë në Torino. Të dy ndeshjet fillojnë në orën 20:45.
Dy gjysmëfinalistët e parë janë Barcelona dhe Bayern Munchen.
