Bëhet e ditur se filmi “Sonata” me regjisor Durim Kryeziu, sipas skenarit të Ben Apollonit dhe Durzim Kryeziut, ka marrë konfirmim për pjesëmarrje në “International Eurofilm Festival” në Spanjë.
“Filmi “Sonata” merr konfirmimin për pranim në festivalin e “International Eurofilm Festival” në Spanjë”, thuhet në njoftimin për medie. Sipas njoftimit ky film do të prezantohet edhe në festivalet: “Balkan Film Food Festival” ne Pogradec-Shqiperi, “River film festival” në Italy , “Three cities film festival and Conference që organizohet në tre vende New York City , Santo Domingo, Dominican Republic dhe Los Angeles, CA.
Filmi “Sonata” ka marrë shpërblimin “Honorable mention” në festivalin e San Francisco Film Awards. Ky shpërblim u jepet filmbërësve që kanë potencial dhe duan t’i inkurajojnë që të vazhdojnë të bëjnë filma.
”Sonata” është film i bazuar mbi novelën e njohur të shkrimtarit të madh Leo Tolstoy, ”Sonata e Kruizerit”.
Në film luajnë: Labinot Lajçi, Albulena Kryeziu, Armend Baloku, Selman Lokaj, Çun Lajçi, Selami Taraku, Vlora Nikçi, Doresa Rexha, Mevlyd Osmani, Leandra Ajdini; regjisor: Durim Kryeziu, skenari: Ben Apolloni, Durim Kryeziu; drejtor i fotografise: Rron Ismajli, kompozitor: Memli Kelmendi, tonisti Agron Demolli, kostumografe: Greta Maksuti, skenografet: Lumjeta Havolli, Agron Blakqorri, dhe drimi: Albana Berisha, Leonora Mehmetaj.
