Snopçe për hyrjen në qeveri: Nuk kemi ende një ofertë konkrete

TË FUNDIT

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, i ftuar sonte në Click Plus tha se Aleanca për Shqiptarët ende nuk ka një ofertë konkrete për t’u bërë pjesë e mazhorancës. Ai tha se për të folur realisht për hyrjen në qeveri duhet që mazhoranca aktuale duhet të ofrojë diçka konkrete siç janë idetë dhe dikasteret.
“Takime kemi edhe në nivel deputetësh, por nuk mund të flasim për negociata të drejtpërdrejta kur nuk kemi ofertë konkrete. Aleanca për Shqiptarët ende nuk ka ofertë konkrete për hyrjen në qeveri. Ofertë konkrete se çfarë i ofrojnë Aleancës për Shqiptarët. Në bazë të ofertës se çfarë kërkojnë, ne do të analizojmë. Oferta duhet të përmbajë ide, dikasteret që duhet të menaxhojmë”- tha Snopçe.