Snopçe: Ministria e Drejtësisë do të ishte një institucion që do ta menaxhonim më së miri

TË FUNDIT

Halil Snopçe, deputet nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, i ftuar sonte në emisionin Click Plus, tha se Aleanca rregullisht ka kritikuar sistemin e drejtësisë dhe korrupsionin në vend, edhe për këtë do ta mbulonte më së mirë këtë dikaster nëse do të futeshe në qeveri.
“Nëse ne kritikojmë mosfunksionimin e drejtësisë, nëse ne kritikojmë moszbatimin e ligjeve në këtë shtet, nëse ne kritikojmë nivelin e lartë të korrupsionit. Normalisht dikasteri i drejtësisë dhe disa drejtori të cilat kanë lidhje me funksionimin e drejtësisë, do të ishte e logjikshme që Aleanca për Shqiptarët do të kërkonte këtë ministri. Mendojmë se kemi kapacitet që mund të menaxhojmë këtë dikaster.”- tha Snopçe.