Futboll: "Skenderbeu" afër Ligës së Kampionëve

Skenderbeu ka fituar takimin e parë të raundit të tretë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve ndaj Milsamit me rezultat 2 me 0.
Skuadra shqiptare ishte më e mirë se ajo moldave gjatë gjithë kohës dhe si mysafire siguroi fitore të rëndësishme në rrugën për kualifikim në garën më të njohur të futbollit evropian.
Të dy golat për këtë fitore në Moldavi i shënoi Hamdi Salihi. Të parin ai e realizoi në minutën e 50-të, pas asistimit të Latifit, ndërsa golin e dytë e shënoi në minutën e 73-të nga pika e bardhë.
Takimi i kthimit zhvillohet më 5 gusht në Korçë. Kualifikimi për në fazën tjetër i siguron Skenderbeut të paktën fazën e grupeve në Europa League. Nëse humb në fazën e ardhshme klubi shqiptar kualifikohet për në Europa League, ndërsa nëse fiton vazhdon në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.