Në tubimin e BDI-së që po mbahet sot në Shipkovicë të Tetovës, duket se nuk pati vend që të ulen të gjithë funksionarët e BDI-së, përcjell TV21.
Kësisoj, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, deputeti Arbër Ademi dhe sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Valmir Aziri kanë qëndruar në këmbë.
Kolegët e tyre, ministri i Financave, Fatmir Besimi dhe ai i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor duket se janë rahatuar dhe kanë zënë tashmë karriget.
Më vonë u gjet zgjidhja edhe për Bekteshin dhe Ademin – u ulën në një karrige. Aziri vazhdoi të qëndrojë në këmbë.
