S’ka art në hapësirat publike të Prishtinës(VIDEO)

Shtatore ka gjithandej, por jo edhe art në hapësirën publike të Prishtinës. Artistët konsiderojnë se kryeqyteti ka më shumë nevojë për skulptura të cilat përveç përcjelljes së mesazheve, të kenë edhe efekt rekreativ. Regjisorja e teatrit Zana Hoxha – Krasniqi, konsideron se arti i rrugës në Prishtinë është lënë pas dore. Artistët ankohen se nuk kanë përkrahje institucionale, ndërsa ka edhe të atillë që thonë se mungon edhe iniciativa e vet artistëve për të bërë diçka për kryeqytetin./21 Media