Sillet vendimi, Alili, Afrimi, Agimi dhe Hakiu në paraburgim

TË FUNDIT

Gjykata menjëherë ka sjellë vendim ndaj kërkesës së prokurores Fatime Fetai, që ndaj 4 të dënuarve në rastin “Monstra” të shpallet paraburgim.

Kështu, Alil Demiri, Afrim Ismailoviç, Agim Ismailoviç dhe Haki Aziri do të jenë në paraburgim.

Masa do të hyjë në fuqi menjëherë dhe do të vlejë deri në fillimin e mbajtjes së dënimit.

“Nuk keni turp që i gënjeni prindërit se ne jemi vrasësit”, ka reaguar Fejzi Aziri, trasnmeton TV21.