SILJANOVSKA PARA QYTETARËVE TË VELESIT, “MË SHUMË SE 78% E TË RINJVE LARGOHEN NGA VENDI”

Kandidatja për president, Gordana Siljanovska, në ditën e 15 të kampanjës, vazhdon me mbajtjen e tubimeve dhe takimeve me qytetarët. Sonte ajo do të jetë në Vallandovë e më pas edhe në Gjevgjeli. Siljanovska në tubimin e mbajtur në Veles e kritikoi pushtetin aktual dhe tha se qytetarët në vend të parë e vendosin zhvillimin ekonomik. Kur nuk kemi zhvillim ekonomik, siç tha ajo, të rinjtë largohen nga vendi.

“Shumë të rinj largohen nga vendi. Më shumë se 78% e më të zgjuarve, më të aftëve dhe ata për të cilët më së shumti ka nevojë Maqedonia, po largohen në një drejtim. Mendoni sa ka investuar ky vend në arsimimin e tyre. Por mendoni edhe sa na nevojiten ato. Atyre nuk u nevojiten”, u shpreh Kandidatja për president, Gordana Siljanovska Davkova.