Shurupi i rrezikshëm/ OBSH dha alarmin për prodhimet indiane, shkaktuan vdekje te fëmijët

TË FUNDIT

Shurupet për frenimin e kollës kanë një përdorim të gjerë në këtë periudhë kur po qarkullojnë disa viruse në vendet e BE-së dhe sipas mjekëve pediatër të vegjlit po manifestojnë simptoma më të renda.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur një alarm për 194 vendet anëtare të ndalojnë disa lloje shurupesh të kontaminuara që janë raportuar në vende si Indonezia , Gambi dhe Uzbekistani e që kanë shkaktuar dëmtime të veshkave te fëmijëve deri dhe vdekje.

Alarmi nga OBSH-ja në Europë ka të bëjë me shurupet Ambronol dhe Dok-1 Max të zbuluar në Uzbekistan. Analizat e kryera në mostrat e produkteve nga laboratorët kombëtarë të kontrollit të cilësisë të Ministrisë Uzbeke të Shëndetësisë zbuluan se të dyja shurupet kanë në përmbajtjen e tyre sasi të papranueshme të dietilen glikolit dhe/ose etilen glikolit, substanca toksike për njerëzit të cilat, nëse konsumohen, mund të rezultojnë fatale.

Të dyja shurupet mund të kenë autorizime marketingu edhe në vende të tjera të dhe nëpërmjet tregjeve informale, mund të jenë shpërndarë ne tregje faramceutike ndaj duhet bere kujdes për te blerë këto medikamnete.

error: Content is protected !!