Array

Shtetas i parë i Maqedonisë së Veriut me korona virus, MPJ konfirmon: Është hospitalizuar në spital në Japoni

Must Read

Dortmundi i cakton afat Manchester Unitedit për Sanchon

Borussia Dortmund i ka caktuar afat Manchester Unitedit që deri më 10 gusht të pajtohet me kushtet...

Zjarr masiv në SHBA, të paktën 8 mijë persona braktisën shtëpitë

Të paktën 8000 persona janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre, pasi një zjarr masiv ka përfshirë...

Inspektorati Shtetëror i Tregut me duar të plota po punon në bregun e Liqenit të Ohrit, kallëzime penale kundër tre objekteve hotelierike

Pronarët e tre objekteve hotelierike në bregun e Liqenit të Ohrit morën kallëzime penale për shkak të...

- Advertisement -

Janë konfirmuar simptomat e korona virusit te një nga 3 shtetasit e Maqedonisë që gjenden në Anijen “Dajmond Princes” në portin e qytetit japonez, Jokohama, bëjnë me dije nga Ministria e Punëve të Jashtme, informacione këto të cilat i ka marrë nga organet kompetente në Japoni. Qytetari ynë, siç thuhet, aktualisht është shtrirë në një spital në Japoni.

“Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tokio është në komunikim me qytetarin tonë në fjalë. Njëkohësisht, ambasada në bazë ditore komunikon edhe me dy shtetasit e tjerë nga Maqedonia të cilët ende gjenden në anijen në Jokohama. Ata janë deklaruar se ndjehen mirë dhe se deri më tani nuk kanë pasur simptoma të cilat do të tregonin se janë infektuar me korona virus”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme.

- Advertisement -

Ministria e Shëndetësisë në Japoni vazhdon me kryerjen e testeve për korona virus te personat që gjenden në karantinën e anijes. Gjatë kryerjes së analizave, përparësi kanë personat me simptoma, personat mbi moshën 75-vjeçare dhe personat me sëmundje kronike.

- Advertisement -

“Pasi u paraqit korona virusi në anije, porti i Jokohamas i anuloi të gjitha ardhjet dhe nisjet e anijeve udhëtarësh. Shpresojmë se gjendja do të normalizohet sa më shpejt që është e mundur. Banorët e Jokohamas janë të shqetësuar për sigurinë e tyre, prandaj duam që t’i qetësojmë sa më shpejt”, deklaroi gjatë linjës telefonike Makoto Kaerijama nga Byroja e portit në Jokohama.

Sipas të dhënave të fundit, vetëm në anijen “Dajmond Princes” 61 udhëtarë janë prekur nga virusi. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i të vdekurve nga virusi në Kinë është rritur në 1.310, kurse janë infektuar 48.206 persona.

- Advertisement -

Latest News

Zjarr masiv në SHBA, të paktën 8 mijë persona braktisën shtëpitë

Të paktën 8000 persona janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre, pasi një zjarr masiv ka përfshirë zonën e Riverside County, në...

Inspektorati Shtetëror i Tregut me duar të plota po punon në bregun e Liqenit të Ohrit, kallëzime penale kundër tre objekteve hotelierike

Pronarët e tre objekteve hotelierike në bregun e Liqenit të Ohrit morën kallëzime penale për shkak të mosrespektimit të dispozitave nga Protokolli...

Bisedimet Kosovë-Serbi, Hyseni i ka kërkuar Palmerit praninë e përhershme të SHBA-së në bisedimet në Bruksel

Koordinatori shtetëror për dialogun me Serbinë, Skënder Hyseni, sot në Washington ka pasur takim me Zëvendës-Asistent-Sekretarin për Evropë dhe Euroazi në Departamentin...

Për shkak të motit të keq ndalohen kërkimet për djalin 16 vjeçar

Për shkak të motit të keq ndalohen kërkimet për 16-të vjeçarin i cili dje pasdite u zhduk në Liqenin e Prespës. Ppas...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com