Irena Vitina në “10 minuta”: Shpresoj se nuk do të më përjashtojnë nga partia

TË FUNDIT

Përveç Qytetit të Shkupit, probleme ka edhe brenda Këshillit. Këshilltarja Irena Vitina nga VMRO-DPMNE-ja tashmë një javë vepron si e pavarur. Arsyeja për këtë, thotë se është ajo që vendimet i ka diktuar dikush tjetër, por, siç shton, ka frikë se mund të përjashtohet nga partia për shkak të një hapi të këtillë. Intervistën e plotë do të mund ta ndiqni në orën 19.10.

“Kam vepruar, po veproj dhe do të veproj si anëtare e VMRO-DPMNE-së. Vendimi është i partisë por edhe në rast që të ndodhë kjo, por sinqerisht shpresoj se nuk do të ndodhë dhe se do të mbizotërojë mençuria dhe se do të guxojnë bashkëpartiakët e mi se ndoshta dikush ka mendim të ndryshëm. Por nëse ndodh kjo, funksionarët dhe funksionet në kuadër të partive janë të ndryshueshme, kështu që mund të vijë ndonjë kryesi që do të pajtohet me qëndrimet e mia. Kështu që partitë çdo herë janë të hapura dhe dihet se për fitore duhet më shumë njerëz që të veprojnë dhe të kontribuojnë, nuk merrem me këtë çështje sepse jam e sigurt në vendimin që e solla.”- deklaroi Irena Vitina, këshilltare e pavarur në Qytetin e Shkupit.

error: Content is protected !!