Shpat Deda në festivalin“Muaji i Prishtinës në Beograd”

Këngëtari kosovar, Shpat Deda do të perfomojë në Shtëpinë e Kulturës në Beograd, më 26 qershor,me kete koncert edhe do të mbyllet “Muaji i Prishtinës në Beograd”.
Shpat Deda i këndon dashurisë, dëshpërimit, shpresës, gjendjes sociale, i cili prezantohet me elemente të popit, rok, jazz…, shkruajnë mediet serbe.
Në koncertin e parë të tij në Beograd, Shpat Deda do të prezantohet në shoqërinë e muzicientëve të popullarizuar kosovare.