Më të suksesshmit e "Pianistit të ri 2015"

Në Gjakovë është mbajtur festivali i muzikës “Pianisti i ri 2015”, ku pas disa ditëve te prezentimeve të talentëve të rinjë në këtë fushë specifike muzikore, edhe janë shpallur më të suksesshmit, ku nga juria është dhënë ky vlerësim: Bimi Milla, çmimi apsolut në kategorinë D,çmimi “Fahri Beqiri”, si dhe çmimin “Pianisti i Ri2015”  nga klasa e prof.Nezahate Shala. Kategoria A, Debora Perolli vendi parë, Oqeana Baralli cmimi tretë, kategoria B, Ela Perolli cmimi dytë, kategoria C, Dafina Kërleshi çmimi dytë, nga klasa e prof. Mimoza Kurshumlia. Poema Zhaveli, kategoria C,  çmimi i dytë, klasa e prof. Besim Qorri.
Me këto arritje është dhënë edhe një vlerësim i madh për punën që bëhet në Shkollën e Muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë, ku shumë prej tyre, si nga puna e profesorëve, ashtu dhe nga puna e nxënësve, u vlerësuan në mënyrë shumë të merituar.