Shoferi kalon pikën e pagesës në Zhelinë, duke treguar TARGAT E POLICISË që i mbante brenda veturës

TË FUNDIT

Në pikat e pagesës nëpër autostradat e Maqedonisë së Veriut vazhdimisht abuzohet me distinktivë, të cilat funksionarët dhe zyrtarët e ndryshëm i përdorin për të kaluar pa pagesë, përcjell TV21. Mirëpo një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në pikën e pagesës në Zhelinë, ku një shofer ka përdorur një targë të Policisë, të cilën e kishte brenda veturës, për të kaluar pikën e pagesës. Në pamjet që ka siguruar TV21, shihet se si shoferi ia tregon targën zyrtarit në pikën e pagesës.