Shkup, zjarri mes fshatit Milladinovci dhe rafinerisë OKTA 

TË FUNDIT

Qendra për Menaxhim me Kriza njofton se mbrëmjen e sotme ka shpërthyer zjarr në mes të fshatit Milladinovci dhe rafinerisë OKTA, përcjell TV21. Nga QMK bëjnë të ditur se për momentin po vazhdon intervenimi për shuarjen e zjarrit dhe se nuk ka rrezik për shpërndarje të zjarrit.

“Në ora 19:05 në numrin e telefonit 112 në mes të fshatit Miladinovci dhe rafinerisë OKTA është raportuar për një zjarr i cili ka filluar si pasojë e një shkëndije nga një shtyllë dhe është përhapur në barin e thatë përreth. Për momentin në vendin e ngjarjes ndodhen ekipe të zjarrfikësve në Qytetin e Shkupit dhe të policisë. Po ndërhyhet për shuarjen e plotë të tij dhe për momentin nuk ka rrezik për zgjerim”, thonë nga QMK./tv21.tv

Foto: Ilustrim