Shkup, vetura përplas për vdekje një kalimtar në bulevardin “Goce Dellçev”

TË FUNDIT

Një veturë me targa të Kumanovës ka përplasur për vdekje një kalimtar afër urës “Goce Delçev” në Shkup, respektivisht në bulevardin “Goce Dellçev”, shkruan TV21. Rastin për TV21 e kanë konfirmuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Sot në ora 11.25 është raportuar se në bulevardin “Goce Dellçev” automjeti i pasagjerëve “BMW” me targa të Kumanovës ka goditur një këmbësor. Këmbësori ka ndërruar jetë në vendngjarje. Një mjek nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore ka konfirmuar vdekjen”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.

MARKETING I PAGUAR POLITIK