Shkup: Nesër koncert në sheshin “Skenderbe”

Qendra informative kulturore në Shkup ju fton në koncert ku do të marrin pjesë Ansambli frymor “CORONA” trio –“VIVARTE” dhe Mustafa Ymeri –tenor, që do të mbahet nesër (24.06.2015) në sheshin “Skenderbe” në Çarshinë e vjetër të Shkupit me fillim në ora 22.00. Koncerti është në kuadër të ciklit “Vijmë”…
Drejtoresha e kësaj Qendre, Sermine Purrini apelon të gjithë artëdashësit që të vijnë në këtë koncert madhështor që kultivon vlerat e mirëfillta të kulturës shqiptare.