Shitet kartolina me nënshkrimin e ‘çuditshëm’ të Picassos

Kartolina me nënshkrimin në formën e vizatimeve nga Pablo Picasso është shitur në një ankand në Gjermani me një çmim prej 166 mijë euro, duke thyer kështu edhe rekord sepse anjë kartolinë nuki ka arritur të shitet më një çmim kaq të lartë, kështu bënë të ditur nga shtëpia e ankandit Gerner në Shtutgart.
Blerësi i kësaj katoline është një  koleksionist amerikan, emri i të cilit nuk është bërë i ditur.
Kartolina pasqyron një pamje nga qyteti francez Po, dhe Picaso ia kishte dërguar këtë mikut të tij poetit Guillaume Apollinaire më 5 shtator 1918. Por, në vend se t’i shkruajë disa fjalë, ai vizatoi një skemë. Por, kartolina asnjëherë nuk kishte shkuar në adresë të Apollinaire, pasi që Picaso iu kishte adresuar në spanjishte duke shkruar “Don Guiallaume Apollinaire” çka ka shtyrë postën e Parisit që t’ia kthejë dërguesit prapa me vërejtjen “marrësi i panjohur”. Disa muaj pas dërgimit të kartolinës, Apollinaire ka vdekur nga gripi spanjoll.