Array

Shënimi i festës së Ilindenit dhe xhirimi i një filmi bllokojnë disa rrugë në vend

TË FUNDIT

Për shkak të shënimit të festës së Ilindenit, sot nga ora 09:00 janë mbyllur disa rrugë, rrespektivisht është bllokuar rruga, “11 Tetori” dhe bulevardi “Koço Racin” deri në udhëkryqin mes rrugës “Dame Gruev”, rruga “Vasil Gllavinov” dhe rruga “Dimitrija Çupovski” dhe nga udhëkryqi mes rrugës “Dame Gruev”, rruga “Makedonija”, “Filip Vtori Makedonski” deri në rrugën “Kej 13 Nëntori”.

Nga ministria e Punëve të Brendshme informojnë se nga ora 05:00 deri në orën 14:00 në rrugën “Bellasica” dhe nga ora 14:00 deri në orën 18:00 në rrugën “Samoilova”(viadukt te shtëpia e mallrave Most” në Shkup, në organizim të Shoqatës  për produksion filmik “Fokus Pokus Films”, do të xhirohet  film,  për shkak të së cilës Reparti për siguri në komunikacionin e rrugëve pranë SPB-së Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit. Komunikacioni do të rikahëzohet nëpër rrugët e rrethinës.

 

error: Content is protected !!