SHBA: Pritën 55 vite për t’u martuar

Ditën e djeshme Gjykata e Lartë në SHBA lejoi martesat brenda të njëjtit seks, dhe çiftet në të gjithë Amerikën janë rreshtuar për të dhënë betimet e tyre.
Kjo ka ndodhur edhe për çiftin Goege Harris dhe Jack Evans, të cilët kanë pritur plot 55 vite për t’u martuar me njëri – tjetrin. Atyre u është dashur të presin për një kohë shumë të gjatë që të zyrtarizonin dashurinë e tyre.
Çifti ishte i pari në radhë në Dallas që zyrtarizoi lidhjen e tyre 55-vjeçare, menjëherë pas vendimit të Gjykatës Supreme.
Shumë media kanë qenë të pranishëm në ceremoninë e këtij çifti. Harris 82 vjeçar kishte të veshur një kostum të errët, kurse burri i tij Evans, ishte i veshur me një kostum blu. Çifti i sapomartuar ishin njohur që në vitin 1960.
“Me Geroge jam takuar në një festë dhe që atëherë ne nuk kemi fjetur asnjëherë të ndarë”, është shprehur Jack Evans për BBC.
Capture1
Kjo ceremoni e çiftit është e dyta në jetën e tyre, pasi në vitin 2014 një prift në Dallas kishte pranuar që t’i martonte edhe pse kisha nuk e lejon martesën mes të njëjtës gjini.